jump over navigation bar
Embassy SealDepartamenti i Shtetit I SHBA
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Shkup, Republika e Maqedonisë flag graphic
Programe, Ngjarje dhe Informata
 
  Deklarim i Misionit Pozitat kyçe të ambasadës Çështje me Interes Deklarata për shtyp Raporte vjetore Qendra e burimeve të informacionit Programi i Këndit Amerikan Këmbim Studentësh Programi I Granteve të Vogla Arkiva

Programi I Granteve të Vogla

Mundësi për Grante

Komisioni për Demokraci, Ambasada e ShBA-ve Shkup

Qëllimi i programit 

Ky është program i Ambasadës së SHBA-ve me qëllim specific të dhënies  së granteve të vogla në përkrahje të zhvillimit të institucioneve demokratike ne Republikën e Maqedonisë. Grantet do t’u jipen organizatave Jo-qeveritare dhe jo-fitimprurëse. Kusht për aplikim është që secili aplikant të jetë i angazhuar ose të propozojë një project qëllimi i të cilit është zhvillimi i mëtutjeshëm i Institucioneve Demokratike në Republikën e Maqedonisë.

Komisioni është i interesuar më së shumti në projekte që kanë të bëjnë me:
- Edukimi civil
- Media të pamvarura
- Të drejtat e njeriut dhe harmonia etnike dhe politike
- Mbrojtja e ambientit
- Perforcimi i sektorit joqeveritare
- Institucionalizimi i proceseve të hapura politike, pluraliste dhe demokratike në nivelin local
- Sektori joqeveritarë dhe qeverisja locale

Me fjalë të tjera, Komisioni do të përkrahë projekteqë promovojnë një shoqëri të hapur civile.

Cilët projekte nuk përkrahen 

Projekte që nuk përkrahen nga Komisioni për Demokraci i Ambasadës së SHBA-ve
- Projekte që parashtrohen nga organizata dhe individë që nuk janë nga Maqedonia
- Ato që janë të lidhura me aktivitetet e partive
- Ndihmë Humanitare ose Sociale dhe aktivitete bamirësie
- Konferenca dhe udhëtime individuale jashtë Maqedonisë
- Aktivitete tregtare
- Kampanja për mbledhjen e parave
- Projekte komerciale
- Kërkime shkencore
- Individë që nuk janë të lidhur me organizata që mund të japin stabilitet afatgjatë projektit
- Projekte që kanë qëllim kryesor zhvillimin e organizatës
- Projekte që janë të ngjashëm me ato që janë duke u implementuar 
 
Kriteret e vlerësimit

Propozimet do të vlerësohen sipas temës së projektit, qëllimeve qartë të formuluara, grupit të cilit i dedikohen dhe aftësia e organizatës aplikuese që të implementojë qëllimet e projektit.

Projektet e propozuara të cilët i plotësojnë kriteret themelore  të numëruara më lartë do të mirrën në konsideratë në mbledhjen e Komisionit për Demokraci. Nësë aplikacioni i juaj i plotëson kriteret e Komisionit për Demokraci dhe mirret në konsideratë më tej, mund që të kërkohet nga jut ë vini në një intervistë ose të kërkohen informata plotësuese.


Cila është shuma maksimale e një granti?

Shuma maksimale e një granti është $24,000, edhe pse shumica e granteve janë mesatarisht mes $5,000-$10,000. Është shumë me rëndësi që të jepni detaje për koston  e projektit, duke përfshi kategoritë specifike për të cilat do të shfrytëzohen mjetet. 

Si aplikojnë organizatat për grante?
 

Ju mundeni që drejtpërdrejt t’i përdorni format në vijim me format PDF.

- Udhëzime për aplikim
- Forma Aplikative
- Përmbledhje e aplikacionit

Ju lutemi që të dërgoni me postë Formën Aplikative të plotësuar dhe të nënshkruar në faqen e fundit dhe gjithashtu dërgoni një kopje nëpërmjet internetit në Adresat e mëposhtme:
Public Affairs Section
U.S. Embassy Skopje
1000 Skopje
Ilindenska b.b.
Attn: Democracy Commission Small Grants

Tel: + 389 (02) 3116 180
Fax: + 389 (02) 3118 431
e-mail: Public Affairs Section

Zyra për Marrëdhënie Publike pranon aplikacione për Grantet e Komisionit për Demokraci në çdo kohë.

Propozimet për grante duhet t’i përmbajnë të gjitha informacionet që kërkohen në Udhëzimin për Aplikim. Propozimet nuk do të merrën parasysh derisa këto informatatë pranohen. Propozimet duhet të plotësohen në gjuhën Angleze ose të shoqërohen me një përkthim në Anglisht. Dokumentet shtesë mund të jenë në gjuhën Maqedonase.

Çfarë ndodhë kur të përfundon projekti?

Të gjithë aplikantët e suksesëshëm duhet patjetër të paraqesin një raport përshkrues dhe financiar pas kryerjes së projektit. Raporti duhet të flaës për atë që është bërë, nëse projekti ka qenë i suksesëshëm nga pespektiva e aplikuesit dhe si mund të përmirësohet në të ardhmen. Një përlogaritje e përdorimit të mjeteve të grantit duhet të bashkangjitet. Informata nga ky raport do ta ndihmojë komisionin në vlerësimin më të mirë të projekteve në të ardhmen.

Kthehu Lart ^

Resurse:

Printer_icon.gif Printo këtë artikull



 

    Kjo Web faqe menaxhohet nga Departmenti i Shtetit të SHBA-ve.
    Linqet për faqe tjera të Internetit nuk duhet të kuptohen si përkrahje e pikpamjeve ose politikës së diskrecionit të paraqitura në ato sajte.


Ambasada e Shteteve të Bashkuara